Politika e Jashtme

Demokristianët mbajnë një qëndrim pozitiv ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe duke synuar anëtarësimin sa më të shpejtë e të plotë të Shqipërisë në BE, PDK do të japë kontributin e saj në drejtim të zhvillimit të vlerave bazë të demokracisë kristiane në kuadër të BE. (PDK është anëtar shok i Unionit të Partivë Popullore Europiane dhe synojmë anëtarësimin me të drejta të plota në EPP). Duke aspiruar një klimë të qetë dhe të paqme të ambientit ndërkombërtar, krijohen kushte edhe për lehtësimin e bashkëpunimit me vendet e tjera. Patriotizmi i shëndetshëm, vlerësimi i punës së të parëve dhe i trashëgimisë tonë kulturore si dhe vlerësimi i vetes, ta bën më të lehtë komunikimin me kulturat e tjera. Respektimi i kulturave dhe i nacionalitetve tjera është karakteristikë e demokracisë kristiane. Demokristianët mendojnë se një Kosovë e pavaruar është një premisë për ç’tensionim të marrëdhënieve me të gjithë fqinjët  duke iu hapur rruga zhvillimit dhe bashkërendimit në të mirë të qytetetarëve. Paqja është bazë e rëndësishme për punë të mira në funksion të mirëqenies ekonomike të rajonit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.Ekonomia globale dhe integrimi i ekonomisë Shqiptare në këtë të fundit, krijon tregje dhe bashkëpunime të reja ekonomike. Demokristianët mbështesin liberalizimin e ekonomisë botërore, pra ekonominë globale deri në atë shkallë dhe në atë mënyrë që vendet më pak të zhvilluara të kenë mundësi rritjeje dhe zhvillimi të ekonomisë së tyre. Rezultati më kuptimplotë i drejtësisë shoqërore është PAQJA, sepse varfëria dhe padrejtësitë e drejtojnë botën për nga luftërat dhe shkatërrimet e burimeve jetësore.