PARIME DHE PROGRAMI I PARTISË DEMOKRISTIANE TË SHQIPËRISË

“PARIMET”

Mbështetje në vlerat e qëndrueshme të traditës më të mirë

Demokristianët punojnë që shoqëria shqipatre të ngrihet dhe të funksionojë bazuar në vlerat e demokracisë kristiane. Me vlera të demokracisë kristiane, demokristianët nënkuptojnë vlerat universale të së mirës, sinqeritetit respektit dhe mirësisë, vlera këto që bëjnë të mirfunksionojë çdo demokraci reale.

Vlerat mbi të cilat qëndron fort PDK e Shqipërisë dhe që shërbejnë si udhërrëfyese të gjith veprimtarisë tonë janë, respekti për dinjitetin njerzor , theksi tek familja, mbrojtja e më të dobtëve, nxitja e veprimtarisë së individit dhe e përgjegjësisë publike, qytetarët të mos mendojnë thjeshtë dhe vetëm për veten e tyre por dhe për krijesat e tjera. Anëtarësimi në PDK është i hapur për këdo që pranon këto vlera, nuk ka asnjë lloj kufizimi të çfardo natye qoftë.

Parimi i Demokracisë

Vendimarrja jonë politike gjithmon sidhet rreth vlerave tona. Procesi i vendimarrjes vlersohet në zgjedhjet më të mira që bëhen në drejtim të vendimeve politike apo ato me ndikim ekonomik. Përvoja ka treguar, se një shoqëri e cila vepron në kundërshtim me vlerat bazë dhe universale të sjelljes, asnjëherë nuk është konsideruar dhe nuk do të konsiderohet shoqëri e shëndoshë.

Fjala “ KRISTIAN” si pjesë e emrit të PDK përdoret thjeshtë si referencë vlerash të mira dhe të traditës sonë. Besimi kristian nuk është parti politike, demokracia kristiane, po, ështe ideologji politike. PDK si parti politike, në veprimtarinë e saj nuk zë vedin e kishave kristiane, xhamive apo institucionit të ndonjë feje tjetër. PDK kujdeset për ruajtjen e vlerave më të mira të besimit dhe bashkjetesës , i konsideron ato në veprimtarinë e saj. Në procesin e vendimarrjes politike, mbetet gjithmonë e pamvarur dhe e pandikuar prej oragnizatave apo institucioneve që i mbrojnë dhe janë përgjegjëse për fetë në Shqipëri.

Fjala “ DEMOKRATIK” në përbërje të emrit të partisë tonë i përgjigjet faktit që demokristianët shqiptar, synojnë ta zhvillojnë më tej demokracinë funksionale e veprimtarinë e jetës shoqërore në vend. Ne duam të sigurohemi, më shumë se për gjithshka se njerëzit e zgjedhur në nivel lokal e qëndror, do të jenë produkt i zgjedhjeve të drejta, të lira e të ndershme. Në veprimtarinë politike, PDK synon të jetë e hapur për të diskutuar me publikun, kur publikut i jepet mundësia të diskutojë hapur, ai di të bëjë zgjedhjen më të mirë dhe më të drejt në funksion të inetresave personale dhe të komunitetit.

Në kushte e mungesës së vlerave të qëndrueshme, vetëdia(ndërgjegjia) e publikut mund të ndikohet në gabime me pasoja serioze. PDK nuk e konsideron relativizmin e vlerave morale si më të mirën e demokracisë. Në vend të relativizmit të vlera, demokristianët e vënë theksin në vlerat që mbrojnë jetën dhe cilësinë e saj për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë.

Çdo qenie njerzore është unike ( e vetme)

Në thelb të vlerave të demokracisë kristiane qëndron dinjiteti njerzor , sejcili individ është unik dhe i domosdoshëm. Dinjiteti njerzorë bazohet tek individi, jo në bëmat dhe aftësitë e tij. Individi është i çmueshëm, pamvarësisht gjinisë, moshës, pozitës shoqërore, besimit fetar, trashëgimis në lindje ose kritereve të tjera.

Objektiv i përhershëm i demokristianëve është të qëndrojnë gjithmonë në anën e jetës. Mbrojtja e jetës do të jetë si parim edhe kur përcaktohen kufizimet për kërkimet shkencore lidhur me njeriun. Pikpamja humaniste e demokristianëve është: “ Individi është përmbledhje e anëve të tij fizike, psikologjike, shpirtërore dhe sociale”, çdo individ duhet të jetë në gjendje të rritet në mënyr të balancuar në të gjitha aspektet e jetës së tij.

Të drejtat njerzore janë të lidhura me detyrime dhe përgjegjësi. E drejta për jetën sjell në vetvete detyrimin për mbrojtjen e saj. E drejta dhe liria për tu shprehur detyrimin për të qenë i ndershëm. E drejta për shkollim sjell obligimin për tu angazhuar në shkollim. E drejta për një nivel jetese të pranueshëm sjell detyrimin e individit për të kërkuar punësimin të cilin sejcili është në gjendje të kryej në raport me aftësitë individuale.

Shpesh liria e individit komentohet si liri për të fortit duke e lënë mënjajnë lirinë e individëve të tjerë. Demokristianët theksojnë se liritë njerzore dhe përgjegjësitë janë të lidhura pandashëm me njëra tjetrën. Cdo individ është përgjegjës për veprimet që kryen jo vetëm ndaj personave të tjera por edhe ndaj zotit. Cdo qenie njerzore nuk është e përkryer dhe e pagabueshme, të gjith ne kemi nevojë për përmirësime të vazhdueshme.

Familja – qeliz bazë e shoqërisë

Për çdo njeri, familja është vendi ku rriten për t`u bërë anëtar të shoqërisë, për të marrë përgjegjësi për vete dhe të tjerët. Në shtëpi, fëmijët dhe të rinjtë provojnë sigurinë, vlerat e qëndruseshme dhe një fillim të mirë në jetë. Familja është njësi bazë e shoqërisë ku mirëqenia ose pamundësia e sajë japin ndikim në të gjith shoqërinë.

Ligjërisht, familja përbëhet nga çifti, nëna dhe babai, fëmijët, gjithashtu edhe bilogjikisht dhe në aspektin shoqëror. Duke menduar më gjerësisht, gjyshërit dhe të afërt të tjerë janë gjithashtu pjesë e familjes, megjithëse ata mund edhe të mos jetojnë në të njëjtën banesë.

Demokristioanët mbrojnë pikpamjen martesa, e bazuar në marrëdhëniet dhe të drejtat e barabarta të burrit dhe gruas, është forma më e mirë e lidhjeve në çift. Një martesë e moirë krijohet bazuar në dashurinë e dyanshme, respektin dhe bashkëpërgjegjësinë.Demokristianët shqiptar nuk njohin dhe janë kundër çdo forme tjetër martese.

Një martesë konsiderohet prej nesh dhe një marrëdhënie e mirë ku fëmijët mund të zhvillohen. Prindërit kanë të drejtën dhe detyrimin të rrisin fëmijët e tyre, shoqëria duhet ta mbështetë familjen me veprimet dhe aktet ligjore. Prindërit kanë nevojë për kohë dhe duhet të jenë në gjendje për të marrë pjesë në mirrritjen e fëmijëve. Shoqëria në mënyrë dhe forma të drejtpërdrejta ose jo, për mendimin tonë, ka detyrimin të mbështesë familjet në mirërritjen e fëmijëve.

Bashkëpërgjegjësia, respekti për të tjerët

Vlerat e shoqërisë shfaqen në mënyrën se si ajo i trajton më të dobëtit e saj, si të moshuarit dhe ata me aftësi të kufizuar. Përgjësia për njerëzirt në nevojë është e bazuar në këshillimin universal “të duam tjetrin siç duam veten tonë”. Kjo mundë të cilësohet edhe si parimi i bashkëpërgjegjësisë. Një shoqëri e drejtë konsiderohet jo vetëm për faktin se në vendimmarrjet e saj konsideron edhe njerëzit e pamundur dhe në nevojë.

Aktiviteti qytetar ndihmon mirqenien e përgjithshme

Përdorimi i autoritetit, duhet që në çdo rast të decentralizohet sa më shum të jetë e mundur, personat që ndikohen nga vendimmarjet asnjëherë të mos ndjehen jasht procesit të saj. Në përputhje me këtë parim, përgjegjësia për të mirën e përgjithshme do të ndahet në mënyrë të barazpeshuar në mes të autoriteteve, sektorit publik, grupeve apo aleancave të interesit si dhe midis familjeve dhe individëve.

Shteti dhe autoritetet lokale, parasëgjithash duhet të ndihmojnë dhe mbështesin veprimtaritë individuale dhe jo t`i shkatrrojnë ato. Ne duhet të ndihmojmë nismën e lirë të individëve dhe komuniteteve. Të gjith lojtarët e tregut duhet të trajtohen në mënyr të njëllojtë, kjo në të gjitha nivelet si në vendimmarrje ashtu edhe në administrim.

Pamvarësia e pushtetit vendorë, për demokristianët është e rëndësishme, vetëm një pamvarësi reale krijon mundësi për zhvillimin e komuniteteve, ruajtjen e vlerave dhe traditave më të mira.

Parimi i ekonomisë së tregut të lirë ( sociale dhe ekologjike)

Demokristianët shqiptar janë në mbështetje të “ekonomisë socilekologjike të tregut” ku shoqëria vendos standarte të cilat rregullojnë veprimtarinë ekonomike. Një ekonimi sociale tregu konsiderohet një ekonomi e orjentuar në një mënyrë të tillë që respekton dinjitetin njerzor, e cila synon vëmendje të njëjtë si ndaj interesave të prodhuesve ashtu dhe konsumatorëve. Një ekonomi tregu ekologjike merr në konsideratë aftësinë ripërtëritëse të natyrës dhe veprimin në përputhje më të.

Përgjegjësia ndaj ambjentit është një detyrim

Krijuesi na ka dhënë natyrën, gjithsecili prej nesh është i detyruar ta ruaj e ta mbrojë atë. Demokristianët duan të jenë të sigurtë që gjeneratve të ardhshme të ju lënë një ambjent të pastër dhe të sigurtë për jetesën e tyre. Kafshët duhet të trajtohen mirë, dhe specje të shumta duhet të mbrohen nga zhdukja. Ndotjet e ujit, tokës dhe ajrit duhet të zvoglohen dhe ne duhet të marrim masa dhe të jemi në gjendje të pengojmë katastrofat natyrore.

Bashkëpunimi ndërkombëtar mbron paqen

Demokristianët mbajnë një qëndrim pozitiv ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar, gjithashtu synojnë anëtarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE e NATO, PDK do të japë kontributin e saj në drejtim të zhvillimit të vlerave bazë të demokracisë kristiane në kuadër të BE. (PDK është anëtar shok i Uninionit të Partivë popullore Europiane dhe synojmë anëtarësimin me të drejta të plota në EPP).

Duke aspiruar një klimë të qetë dhe të paqme të ambjentit ndërkombërtar, krijohen kushte edhe për lehtësimin e bashkëpunimit me vendet e tjera. Nacionalizmi i shëndoshë, vlerësimi i punës së të parëve dhe i trashëgimisë tonë kulturore, vlerësimi i vetes ta bën më të lehtë komunikimin me kulturat e tjera. Respektimi i kulturave dhe i nacionalitetve tjera është karakteristikë e demokracisë kristiane. Demokristianët mendojnë se një Kosovë e pamvaruar është një premisë për çtensionim të marrdhënieve me të gjith fqinjët dhe i hapet rruga zhvillimit dhe bashkërendimit në të mirë të qytetetarëve. Paqja është bazë e rëndësishme për punë të mira në funksion të mirëqenies ekonomike të rajonit në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti.
Ekonomia globale dhe integrimi i ekonomisë Shqiptare në këtë të fundit, krijon tregje dhe bashkëpunime të reja ekonomike. Demokristianët mbështesin liberalizimin e ekonomisë botërore, pra ekonominë globale deri në atë shkallë dhe në atë mënyrë që vendet më pak të zhvilluara të kenë mundësi rritjeje dhe zhvillimi të ekonomisë së tyre.

Rezultati më kuptimplotë i drejtësisë shoqërore është PQJA, varfëria dhe padrejtësitë e drejtojnë botën për nga luftrat dhe shkatrrimet e burimeve jetësore.

“PROGRAMI”

“DINJITETI NJERZOR KRYEOBJEKTIVI I PARTISË DEMOKRISTIANE TË SHQIPËRISË”

Përkrah me lirinë e cdo individi qëndron edhe përgjegjësia e tij për veten, për familjen dhe për komunitetin në përgjithësi.

FAMILJA NJËSI BAZË E SHOQËRISË

Familja është forma më e qëndrueshme e bashkëjetesës në shoqëri.Famijet i ofrojnë individëve një mjedis sigurie dhe përkujdesje në të cilën mund edhe të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit midis gjeneratave. Familjet i ofrojnë individëve mundësitë e zhvillimit të tipareve dhe aftësive të tilla që formojnë bazat e përgjegjësisë për komunitetin në përgjithësi, dashurinë dhe besimin, tolerancën dhe respekti për të tjerët, vetsakrificën dhe përgjegjësinë. Për ne demokristianët familja është themeli i shoqërisë. Për këtë arsye ne jemi në favor të mbështetjes fiananciare për familjen ekujlibri i familjes është elemet i domosdoshëm për arritjen e solidaritetit në shoqëri.
Mbështëtja e martësës dhe familjes: Martesa ofron një mënyrë për bashkëjetesën midis një burri dhe një gruaje. Famija krijon ambjentin për prindërit që bashkarisht të marrin përgjegjësitë për rritjen e fëmijëve të tyre. Martesa dhe familja kërkojnë nga ne të gjith mbështetjen e veçantë, pasi në kushtet e një shoqërie të hapur lidhjet në martesë janë të ekspozuara ndaj një rrisku në rritje. Ne mendojmë dhe besojmë se martesa si një formë e gjatë dhe e institucionale bashkëjetese duhet të mbrohet me kushtetutë. Mund të ketë edhe mardhënje të tjera bashkëjetese por asnjëherë të së njëjtit status legal me martesën.
Prindërit dhe fëmijët: çdo fëmijë ka nevojë për përkujdesje dhe vëmendje të veçantë, dashuri, autoritet dhe rolin e modelit që prindërit transmetojnë tek fëmija. Mbi bazën e të cilave fëmija formon dhe zhvillon indentitetin e vet të veçantë. Prindërit kanë të drejtën t`i sjellin fëmijët në jetë dhe të marrin të gjitha përgjegjësitë për mirërritjen dhe miredukimin e tyre. Familjët që nuk janë në gjendje të krijojnë kushte normale mirërritjeje për fëmijët e tyre, janë të obliguar të njoftojnë autoritetet dhe këto të fundit detyrohen të krijojnë kushtet e duhura për ta. E drejta e lidhjeve me prindërit natyral, fëmijëve nuk duhet të ju humbasë për asnjë rast.
Ndihma sociale për familjet: Ne jemi të vendosur të përmirësojmë dhe të ristrukturojmë në vazhdimësi skemat e mbështetjes financiare për familjet. Sistemi i taksave do të orjentohet për të vendosur raporte të drejta midis familjeve me shumë fëmijë dhe atyre me pak ose aspak fëmijë.Kush ka fëmijë, në mënyrë të vazhdueshme do të paguajë më pak taksa.
Mbrojtjen me ligjë të së drejtës për kopështe dhe çerdhe fëmijësh: Krijimi i ambjenteve për rritjen e përbashkët të fëmijëve i mëson ata të përfitojnë që në vogëli nga bashkëjetesa. Ne gjithashtu do të japim mbrojtje të veçantë ndaj nismave private në drejtim të krijimit të këtyre ambjenteve.Ka nevojë për më tepër ambjente për mirrritjen e fëmijëve, ne do t`i zhvillojmë më tej idetë tonë në këtë drejtim.
Ne jemi për mbrojtjen e fëmijëve të palindur akoma (jemi kundër abordit): Gratë shtatzëna, që për arsye të ndryshme vihen në pozita të vështira, të cilat rrezikojnë jetën e fëmijës, duhet të mbështëten në të gjitha drejtimet si: në drejtimin financiare, mbështetje sociale nga familja, prej të afërmve dhe punëdhënësve. Me qëllim mbrojtjen e jetëve njerzore, sistemi ligjor duhet të jetë i përshtatshëm në atë nënyrë e cila garanton një dallim të qartë midis asaj që është e drejtë dhe e gabuar.
Mbrojtja e nënave dhe fëmijëve: Një nga detyrimet më të rëndësishme të shoqërisë duhet të jetë forcimi i mundësisë së familjeve shqiptare për mirërritjen e fëmijëve. Prindërit, të afërmit, fqinjët, mësuesit, policia dhe sistemi ligjor luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne synojmë ngritjen e një rrjeti asistence që do të këshillojë prindërit, fëmijët dhe të rinjtë.Cdo llojë dhune në familje do të jetë shum e dënueshme nga ana e shoqërisë.
Mbajtja e familjes dhe jeta profesionale: Ne mendojmë që shteti duhet të krijojë kushte të përshtatshme që burri dhe gruaja të mbajnë familjen por njëkohësisht të zhvillojnë edhe një jetë profesionale të pacënueshme. Gratë kanë të njëjtat të drejta si dhe burrat të kenë një ekujlibër midis jetës profesionale dhe detyrimeve për mbajtjen e familjes. Prindërit që sjellin në jetë më shume fëmijë për mendimin tonë meritojnë përkujdesje shoqërore më të madhe se të tjerët.
Punë e paguar për përkujdesje: PDK është në favor të rritjes së nivelit të pagesave për mungesat në punë për arsye të përkujdesjes për fëmijët dhe prindërit. Krijimi i vendeve të punës me kohë të kufizuar dhe me orë pune më fleksible do të jetë një objektiv i punës tonë.
Integrimi dhe jo izolimi i personave me aftësi të kufizuar: Personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre, si pjesë e shoqërisë tonë, kërkojnë respektin dhe mbështetjen tonë. Integrimi, dhe jo izolimi, është më i saktë dhe më njerzorë. Mbështeja jonë për integrimin do të përfshijë të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe familjeve që mbajnë njërëz me aftësi të kufizuara. Njërëzia e shoqërisë vlerësohet për nga shkalla e përkujdesjes për njerëzit në nevojë.

Të drejatat e barabarta në shoqëri bazohen në partneritetin

Për PDK, të drejta të barabarta nënkupton që çdo njeri ka të drejtën e vet të zhvillojë personalitetin si qenje njerzore unike. Synimi i politikave tona është krijimi i kushteve për të drejta të barabarta midis burrave dhe grave. Ne jemi të vendosur të eleminojmë pabarazitë e cdo lloji që ekzistojnë në familje, në punë, në politikë dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës shoqërore. Ne dëshirojmë që burrat dhe gratë të zhvillojnë liritë dhe të drejtat e tyre si dhe përgjegjësitë në përputhje me aftësitë, dëshirat dhe prirjet e tyre. Parneriteti nënkupton që burrat dhe gratë bashkërisht njohin vlerat e mbrendshme të sejcilit, përgjegjësinë për njëri tjetrin mbi baza barazie, marrëveshje për detyrat e sejcilit në familje dhe jashtë saj.
Ne jemi në favor të asaj që shteti të krijojë kushte për realizimin praktik të të drejtave të barabarta siç edhe sanksionohet në kushtetutë. Përveç asaj që deri më tani është arritur në këtë drejtim, është e nevojshme për mundësi të barabarta dhe aksesi në jetën profesionale, njohja reale e vlerave të punës që kryhet në familje dhe një pajtueshmëri më e madhe midis familjes dhe jetës profesionale.

Gratë në politikë
Kemi nevojë që gratë të marin më shumë pjesë në jetën politike dhe organizimet e tjera shoqërore, në këtë formë ato do të sjedhin përvojën e tyre të veçantë. Për demokristianët, partneriteti në politikë nënkupton që gratë dhe burrat sejcili prej tyre vlerëson atë çfar sjell në kuptim të njohurive, përvojës dhe gjykimit dhe vlerësohet reciprokisht në procesin e vendimarrjeve politike.

Objektivat e politokës sonë në drejtim të barazisë

Ne mbojmë

Njohjen e punës në familje dhe lidhja e saj me sistemin e sigurisë shoqërore
Mundësi të barabarta, vlerësim të barabartë dhe eleminimi i diskriminimit në punë
Një përputhshmëri më të madhe midis jetës familjare dhe profesionale
Rritjen e përfshirjes së gruas në pozita drejtuese, zgjedhjen në pozicione politike dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore

Politika jonë në drejtim të barazisë dhe të drejtave të barabarta do të orjentohet në drejtim të burrave dhe grave. Burrave duhet t`u lihet më shumë hapësira nga jeta tyre profesionale me qëllim që edhe ata të kenë mundësi të lozin rolin e tyre për mbajtjen e shtëpisë, kujdesin për fëmijët me qëllim që të përcjellin modelin e partneritetit tek fëmijët e tyre.

RINIA
Politikat për rininë janë politikat për të ardhmen, mbështetja e klubeve dhe organizatave rinore, kanë një rëndësi të veçantë për partinë tonë. Nëpërmjet këtyre organizatave rinia mëson të marrë përgjegjësi ndaj komunitetit si dhe të japë përvojën e vet në komunitet. Ne jemi në favor të nxitjes së veprimtarive vullnetare të të rinjëve, veprimtari që organizohen nga ogrganizatat fetare, shoqatat, partitë politike, klubet dhe organizatat e tjera demokratike.
Ndihma për të rinjtë: ne jemi të ndërgjegjshëm se në shoqëri, ka grupe të rinjësh, të cilët hasin vështirësi në përshtatjen me nivelin që ka arritur shkenca dhe teknologjia, apo me kërkesat që kërkohen për punë të veçanta. Synimi i PDK është që të mbështesim këtë kategori të rinjësh duke ju ofruar atyre kurse kulifikimi falas me qëllim që të përshtaten për punë.
Shërbimi ushtarak i të rinjëve: Ne të gjith jemi të ndërgjegjshëm për rolin dhe ndihmesën që të rinjtë i japin ushtrisë shqiptare në rast paqeje. Megjithatë ne mbështesim edhe variantin e ofrimit të një mundësie tjetër në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, atë të ushtrimit të një veprimtarie në shërbimin për qytetarët si ato shqërore ose ambjentaliste.
Partneriteti në mes të gjeneratave: ne jemi për një politikë të partneritetit jo vetëm brenda një gjenerate por edhe në mes të gjeneratave. Të rinjtë dhe më të moshuarit mund të këmbejnë përvojë dhe të mësojnë nga njëri tjetri si rreth tolerancës, dëshirës së mirë për kompromise, përgjegjësinë dhe solidaritetin në marrëdheniet me njëri tjetrin. Diskriminimet për arsye të moshës nuk duhet të ekzistojnë në asnjë vend, atje ku egzistojnë duhet të hiqen.

KUJDESI PËR TË MOSHUARIT
Të moshuarit lozin një rol të rëndësishëm në familjet shqiptare, familjet shqiptare kanë një traditë të lavdërueshme në këtë drejtim, traditë të cilën ne demokristianët e përkrahim dhe përpiqemi të punojmë për ta ruajtur atë. Një pjesë e të moshuarëve janë të varur ekonomikisht nga familja e tyre. Shumë të moshuar gjithshtu parapëlqejnë të jetojnë të pamvarur por gjithashtu të ruajnë lidhje të ngushta me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Politikat tona kanë si objektiv të krijojnë për të moshuarit kushte të tilla që të mundësojnë një jetesë të lumtur dhe në mënyrën që ata dëshirojnë.

KULTURA DHE IDENTITETI KOMBËTAR
Kultura jonë përcakton edhe identititetin tonë kombëtar. Kultura është e trashëguar dhe shprehje e e sjedhjes së popullit tonë në periudhën e tanishme. Kultuara jonë është zhvilluar në forma të ndryshme dhe nga institucione të ndryshme dhe na ndihmon dhe përcakton mënyren tonë të jetesës. Kultura e popullit shqiptar është pjesë e kulturës europiane dhe kjo shprehet në gjuhën tonë, artin tonë, kostumet dhe traditat kombëtare, botkuptimin tonë për ligjin dhe demokracinë, lirinë dhe të drejtat e individit.Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Ne jemi për të mbrojtur dhe zvilluar kulturën dhe traditat më të mira të kombit tonë dhe që na dallojnë prej kombeve të tjerë, gjithahstu ne shprehemi në mbrojtje të vlerave të kulturës së entniteteve të tjera që jetojnë në teritorin e Republikës së Shqipërisë.

ARSIMI
Arsimi luan një rol të rëndësishëm në formimin e lirë të qytetarëve, në zhvillimin e individualiteteve të tyre dhe në rrritjen e rolit të tyre në jetën shoqërore.

Mundësi të barabarta për arsim: sistemi ynë arsimor duhet të karakterizohet nga shumllojshmëria, efikasiteti dhe konkurenca. Sistemi arsimor duhet të ofrojë mundësi të barabarta për të gjith qytetarët që të zhvillojnë aftësitë e tyre përputhshëm me prirjet dhe dëshirat individuale.
Ne jemi në Favor të shkurtimit të kurrikulave , shkurtimit të afatit të trajnimeve dhe rritjes së shumllojshmërisë të asaj që ofrohet me anë të arsimit. Politikat e demokristianëve duhet të sigurojnë një lidhje të qëndrueshme në mes arsimit dhe mundësive të punësimit. Mbështetja e sistemit të arsimit privat do të jetë në vëmendjen tonë.
Ne jemi në favor të asaj, që individët me nivel të mirë përgatitjeje të mbështeten edhe nga shoqëria, pasi njohuritë e tyre ndër të tjera do të vihen edhe në shërbim të kësaj të fundit.
Ne jemi për system të diferencuar shkollash, shkolla të cilat marrin në konsideratë interesat dhe talented e veçanta të fëmijëve. Ne jemi për arsimin e mesëm të detyrueshëm, dhe do ti japim një mbështetje të madhe arsimit professional.
Ne jemi për një shkollë laike. Roli i shkollës është që t`i përgatisë fëmijët për jetën pas saj. Ne jemi që edukimi fetar I fëmijëve të bahet jshtë shkollave nga institucionet fetare sipas zgjedhjes individuale të fëmijëve apo familjeve të tyre.
Universiteti dhe shollat e larta: univesritetet duhet të garantojë një lidhje të qëndrueshme midis mësimit e kërkimit shkencor, gjithahtu duhet të sigurojnë një nivel të lartë të edukimit akademik e professional të studentëve.
Autonomia e universiteteve dhe shkollave të larta: ne jemi për garantimin e pamvarësisë së shkollave të larta dhe universiteteve.
Trajnimet pasuniversitare: Trajnimet e mëtejshme mund të arrijnë statusin e shkollimit pasunivesitar ( mastera), trajnime të përkohshme dhe trajnime akademike.

LIRIA E FESË DH INSTITUCIONET FETARE
Ne jemi për të mbrojtur pamvarësinë e institucioneve fetare dhe aktivitetit të tyre, jemi për të mbrojtur lirinë e tyre në ushtrimin e misionit të tyre në shoqëri. Duke e vlerësuar rolin e fesë në shoqëri ne jemi për vendosjen e një takes direkte fiksi e cila do të shkonte proporcionbalisht në favor të institucioneve fetare të tre feve kryesore në Shqipëri.
Liria e fesë: Ne jemi në mbrojtje të lirisë së besimit si pjesë e lirisë së individit, jemi në mbrojtje të traditës së bashkjetesës fetare. Demokristianët i trajtojnë në mënyrë të njëllojtë fetë në shqipëri po ashtu njëllojshëm vlerësojë rolin e tyre edukues.

MEDIA,USHTRIM I LIRISË SË MEDIAS ME PËRGJEGJËSI

Liria e medias: Ne jemi në favor të lirisë dhe shumllojshmërisë së mediave, pasi ajo ndihmon ne informimin e opinianit publik, nëse liria përdoret me përgjegjësi, mud të ndihmojë në kontrollin me efiçencë të fuqisë së shtetit.
Pavrësia e mediave: E drejta e lirisë së të shprehurit dhe të shtypit janë në bazë të demokracisë që ne mbrojmë. Por kjo liri shoqërohet edhe me përgjegjësi të caktuara si: mos cënimi i rendit kushtetues, ruajtja e eitikës dhe personalitetit të individëve, mos cënimi dhe mos ofendimi i feve dhe besimeve
fetare.

Vetkontrolli i mediave: ne jemi kundër paraqitjes së akteve të dhunës me ndikim negative mbi publikun vecanërisht të rinjtë. Ne jemi kundër skenave pornografike e të padenja në reklamat e ndyshme. Ne i bëjmë thirrje mediave të ushtrojnë vetkontroll në këtë drejtim.
Etika e mediave: Ne i bëjmë thirrje vetdijes lidhur me etikën e mediave. Kjo etikë duhet të drejtohet në respektin për jetën, mos cënimin e dinjitetit të individit,tolerances dhe vullnetit për t`u përfshirë në dialog.

SPORTI
Ne nuk jemi që aktivitetet sportive dhe çlodhëse të lihen vetëm ne dorë të industrisë së sportit. Ne demokristianët mbështesim fort veprimtaritë vullnetare në shoqata dhe klube, në vendbanime dhe vendet e punës. Sistemi arsimor duhet të përgadisë qytetarët me një kuptim të drejtë për kohën e lirë dhe mënyrën e përdorimit të saj.

Sporti për të gjith: sporti luan një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit dhe integrimin e individëve në komunitet. Promocionin për sportet e të gjitha niveleve, nga klubet e zakonshme deri tek ato të nivelit më të lartë, ne e konsiderojmë si detyrë të rëndësihsme të autoriteteve publike.

ARTI
Ne mbrojmë dhe besojmë në lirinë artistike. Ne synojmë që të gjith qytetarëve të jua bëjme të mundur përfshirjen në mënyrë aktive apo pasive në artin dhe në zhvillimin e jetës son kulturore. Mbështetja për talentet e ndyshme të artit për ne shkon përkrah me mbështetjen e artit në përgjithësi. Promocioni për artin e kulturën sipas nesh, është detyrë e autoriteteve lokale dhe qëndrore.

EKONOMIA SOCOAL EKOLOGJIKE E TREGUT:
Ekonomia socoal ekologjike e tregut nënkupton program politik dhe ekonomik për të gjithë. Ky concept bazohet, në botkuptimin demokristian për raportet midis lirive dhe përgjegjësive, për individin dhe dinjitetin njerzor. Ky koncept demokristian është në kundërshtim me idenë sociliste të ekonomisë së programuar po ashtu edhe me konceptin liberal të ekonomisë pa shtërngesa(kufizime). Ne e mbështesim ekonominë social ekologjike të tregut pasi e shohim atë si modelin që ofron mundësitë më të mira se çdo system tjetër për shëndrrimin në realitet të vlerave të lirisë, solidaritetit dhe drejtësisë që mbrohen prej PDK-së. Ky system është një kombinim i drejtë midis shpërblimit për arritjet individuale, përgjegjësisë shoqërore, konkurenceës dhe bashkëpërgjegjësisë dhe sigurisë shoqërore. Ky model kombinon ambicien personale për sukses dhe bashkërendimin në shoqëri, kurse parimi ekologjik përmban veprimin në përputhje me synimin për të ruajtur të mirat e natyrës të dhëna nga zoti.
Konkurenca dhe tregu: Ne mendojmë se konkurenca i nxitë individët për përmirësime të mëtejshme të prodhuimeve dhe shërbimeve që ju ofrohen qytetraëve. Konkurenca dhe tregu ndihmon që të shërbehet qytetarëve me cilësi më të mirë dhe kosto sa më të ulët të jetë e mindshme. Ne mendojmë se nëse shteti luan rol më dominues në veprimatrinë e tregut, kjo do të çonte në zvoglimin e interesit dhe aftësisë së njerëzve për të arrirtur rezultate më të mira, do të mundësonte më pak liri për sipërmarrësit. Gjithashtu nga ana tjetër, tregu vëtë nuk krijon drejtësi shoqërire. Kështu që në ekonominë social ekologjike të tregut, sistemi I tregjeve dhe rregullave shtetrore duhet të kombinohen në mënyrën sa më tregtare të jetë e mundur me qëllim aaritjen e rezultateve tegtare, po ashtu dhe një kontroll shtetror në një masë të tillë që të garantojë konkurencën dhe ele,entët social e ekologjik të ekonomisë së tregut.
Pronë private me përgjegjësi shoqërore: sistemi I ekonomisë sociale të tregut, I pjesshënm apo I plotë mbartë me vete edhe konceptin e përgjegjësisë shoqërore të pronës private. Mbrojtja e konsumatorëve nga përdorimi I produkteve skarco apo shërbimeve të pasigurta është detyrë e shtetit.
Drejtësia shoqërore: sistemi ekonomike dhe drejtësia shoqërore janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën. Ne mendomë se një politikë ekonomike me mangësi në drejtësinë shoqërore cënon paqen dhe stabilitetin si dhe con në humbje ekonoke dhe destabilitet shoqërorë.
Rregullat ekologjike: ekonomisë sociale të tregut, ne demokristianët i kemi dhënë edhe një dimension ekologjik. Ne dëshirojmë që forcat e tregut t`i përdorim në një mënyrë të tillë që të garantohemi se natyra dhe ambjenti trajtohen me respektin që meritojnë. Objektivi i ekonomisë social të tregut është të arrihen raporte të drejta mdis ekonomisë, drejtësisë shoqërore dhe ambjentit. Legjislacioni për mbrojtjen e ambjentit që do të mbrohet nga demikristianët do të jetë i tillëqë të garantojë këto raporte. Zhvillimi për ne demokristianët nuk është thjeshtë rritja e prodhimit dhe shërbimeve. Koncepti ynë i ri për rritjen dhe zhvilimin është përdorimi me kujdes i burimeve natyrore dhe futja e teknologjive të prodhimit që bëjnë të mundur mbrojtjen e ambjentit.
Ne demokristianët mbështesim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe në funksion të saj mbrojmë:

Zvoglimin e rolit të sektorit public në ekonomi, uljen e tksave
Përmirësimi i trajnimeve, kërkimeve shkencore dhe përshtatjeve me ekonomitë e vendeve moderne
Nxitja e teknologjive moderne që garantojnë mbrotjen e mabjentit
Privatizimi i ekonomisë shoqërore
Zvogëlimi i procedurave burokratike
Përmirësimi i infrastrukturës rrugura
Përmirësimin e infrastrukturës së informacionit IT
Garantimi i paqes sociale dhe i partneritetit

POLITIKAT FINANCIARE DHE TAKSAT

Privatizimet dhe zvoglimi i burokracisë: nëpërmjet privatizimit dhe zvoglimit të burokracisë, ne synojmë që mjetet publike do të përdoren në mënyrë më efikase dhe do të përftohen rezultate me të larta në të mirë të publikut. Ne synojmë rritjen e transparencës për shpenzimet publike, nxisim konkurencën dhe perftojmë rezultate më të mira lidhur me shqrbimet publike.
Ristrukturimi i sistemit të taksave në funksion të :

Niveli i taksave duhet të bazohet në nivelin e prodhimit, punën dhe kapitalin.
Jemi për uljen e nivelit të taksave direkte
Ne jemi për rritjen e bazës së taksimit
Në jemi për rritjen e taksave të konsumit për produktet me ndikim në ambjent
Ne jemi kundër pabarazive në taksa që ekzistojnë lidhur me kapitalin financiar monetary dhe jo monetary
Ne jemi për zvoglimin e taksave që nuk lidhen me nivelin e të ardhurave

Stabiliteti monetar: stabiliteti monetar mbron konsumatorët dhe prodhuesit në të njëjtën kohe. Ne jemi në mbrojtje të një politike monetare që eshtë në të mirë të të gjithëve. Institucinet qënrore e lokale, veprimtaritë ekonimik së bashku edhe me dhomat e ekonomisë e industrisë duhet të kontribuojnë në rujatjen e stabilitetit monetar.
Privatizimi i sektorëve strategjik.Ne jemi në favor të përshpejtimit të privatizimit të këtyre sektorëve, dhe mendojmë se kjo do të rrisë efektivitetin e tyre dhe përmirësojë cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë.
Sipërmarrjet e vogla e të mesme: Ne kemi nevojë për një fuqizim ekonomik dhe zgjerim të SME- ve. SME-të lujnë një rol të rëndësishëm për krijimin e vendeve të punës dhe shërbejnë si vend trajnime për ekspertë të fushave të ndryshme.
Ne nxisim vetpunësimin: Ne kemi nevojë të nxisim nisamt sipërmarrëse të qytetarëve dhe të lehtësojmë kalimin e qytetarëve nga të punësuar në të vetpunësuar. Nismat tona legjislative do të mundësojnë mbrojtjen I nismave private dhe të vetpunësimit. Për të vetpunësuarit ne do të kërkojmë lehtësime fiskale.
Reformat ekonomike dhe mirkuptimi me donatorët: PDK është në parim kundër favorizimeve apo denigrimeve të shqiptarëve në raport me të huajtë apo anasjelltas. Procesi i privatizimit strategjik jemi të përdoret në përputhje me interesat strategjike te vendit, po ashtu duke konsideruar ndikimin e globalizimit dhe konkurencën. Jemi për mirkuptim reciprok me donatorët.
Politika ekonomike sektoriale: PDK mbështet zhvillimin me përparsi të industrisë së lehtë e ushqimore, shërbimeve dhe bujqësisë e turizmit. Ne synojmë që këta sektorë të bëhen konkurues me ekonominë rajonale, të ndihmojnë në përmirsimin e treguesve makroekonomik dhe në veçanti bilancin tregtar. Ne jemi për mbështetje të këtyre sektorëve me qëllim përmbushjen e parametrave të anëtarësimit në BE.

SHKENCA DHE TEKNOLOGJIA
shkenca, kërkimet dhe teknologjia konsiderohen me një rëndësi jetësore për t`i paraprirë zhvillimit të vendit me qëllim që edhe Shqipëria të arrijë standartet e vendeve të tjera të BE, në të gjitha fushat e jetës.

ENERGJITIKA DHE LËNDËT E PARA

Shfrytëzimi me efektivitet I burimeve natyrore dhe energjitike pa cënuar ambjentin është një tjetër objektiv I PDK. Ne jemi në favor të politikave të optimalizimit të përdorimit të lëndëve të para dhe energjisë dhe nxitjen e zhvillimit të industrisë energjitike bazuar në teknologjinë më moderne. Ne kemi nevojë për më shumë energji, por me një paksim të përdorimit të fosileve si burim kryesor.

POLITIKAT E TRANSPORTIT
Politikat e transportit nga ne konsiderohen sit ë një rëndësie të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës, ndikojnë në ambjentin,në konkurencën dhe efikasitetin e kësaj industrie. Një ndërlidhje efikase midis hekurudhave, rrugëve automobilitike detare e ajrore konsiderohen si jetsore për zhvillimin e përgjithshëm të ekonmisë dhe turizmit në vendin tonë. Me qëllim zhvillimin e transporteve, ne do të synojmë nxitjen e përdorimit të burimeve fianciare private. Këto burime financimi mund të sigurohen në tregun e kapitaleve si dhe me anë të konçesioneve. Ne jemi për arritjen e parametrave europiane në fushën e transportit.

POLITIKAT AGRARE
Bujqësia, pyjet, prodhimet ushqimore dhe blegtoria janë të një rëndësie të madhe për ekonominë e vendit tonë. Kjo së pari për arsye të traditës dhe së dyti për arsye të orjentimeve të ekonomisë sonë në drejtim të zhvillimit të turizmit. Ne jemi për kordinimin e politikave të zhvillimit të këtyre fushave me ato europiane, jemi për të punuar fort në drejtim të krijimit të mundësive reale që produktet tona të jenë të tregtueshme edhe në tregjet e vendeve të BE-së. Ne do t`i kushtojmë kujdes të madh ofrimit të sigurimeve shoqërore për fermerët dhe familjet e tyre. Kjo do të lidhet gjithshtu edhe me rezultatet e sejcilit fermer, hapsirave për përfshirjen në skemë të dy bashkëshortëve fermer. Ne synojmë për cilësi të lartë të prodhimeve buqësore, prodhime të shëndetshme dhe ekologjike, nëpërmjet cilësisë do të na krojohen edhe mudësi më të mëdhë për hapje të tregut për to.

STREHIMI DHE ZHVILLIMI URBAN
Kushti paraprak për paqë sociale është që sejcili qytetar I Republikës së Shqipërisë të ketë kushte strehimi të arsyeshme.Në kushtet kur tregu për çfardo arsye nuk krijon dot mundësitë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të strehimit, shteti me fondet e tij publike duhet të ofroj të ashtuquajturat shtëpitë popullore, të cilat ofrojnë kushte normale jetese kundrejt pagesave të qërave në raport me të ardhurat e familjeve. Punshtetit vendor duhet t`I jepen mundësitë dhe ai vet duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive lidhur me këtë çështje.
Ne kemi nevojë për më tepër troje ndërtimi, mbështesim legalizimin dhe jemi në mbështetje të përshpejtimit të procedurave të tij me qëllim që urbanizimi të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur. Ne jemi në favor të hartimit të projekteve studimore urbanistike për të gjith vendin. Ndërtime të pakontrolluar dhe amatore, jo vetëm I sjedhin dëme ambjentin por edhe vështirsojnë mundësinë e përfitimit nga shërbime shoqërore, keqësojnë cilësinë e jetesës së qytetarëve. Shqipëria ka psazhe të ndryshme urbane dhe rurale. Bazuar në vlerësimin e këtyre hapësiarve ne do të punojmë për nxitjen e zhvillimit të industrive të ndryshme, turizmit dhe sektorëve të tjere të ekonomisë. Ne synojmë të nxisim zhvillimin e pamvarur të zonave rurale. Qytetet e mëdha si Tirana në procesin e zhvillimit urban përballen me një shumllojshmëri problematikash, moszgjidhja në kohë e të cilave cënon cilësinë e jetesës së qytetarëve.

GARANTIMI I DREJTËSISË SHOQËRORE
Ne demokristianët synojmë të marrim një rol të rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e drejtësisë shoqërore në vend, ne jemi të bindur në dhënien e kontributit tonë për t`I dhënë zgjidhje problemeve shoqërore me të cilat përballetbvendi ynë. Pronarët dhe të punësuarit kanë organizatat e tyre përkatësisht sindikatat dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë, të cilat veç e veç dhe së bashku po lujnë një rol të rëndësishëm për krijimin e një drejtësie ekonomike e socilae efektive. Krhas sa më sipër, shteti me qëllim të vendosjes së drejtësisë shoqërore duhet të marrë në mbrojtje edhe të ashtuqujturit të paorganizuar si: të moshuarit, fëmijët, prindërit e vetëm, hadikapët, ata që kanë nevojë për përkujdesje, të papunët etj të kësaj kategorie.
Synimet e politikave sociale, për ne demokristianët janë:

Mbrojtja e individëve nga varfëria, ne duhet të sigurohemi se të gjith qytetarët tonë jetojnë në kushte të tilla që nuk ju cënohet dinjiteti njerzorë.
Krijimi I kushteve ligjore me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga rrisqet nga të cilat ai nuk është në gjendje të vetmbrohet.
Forcimi I ndrjenjes së përgjegjësisë individuale dhe I vullnetit për të ndihmuar të tjerët
Promovimi I drejtësisë dhe barazisë shoqërore

POLITIKAT E PUNËSIMIT,TREGU I PUNËS

Politikat e punësimit duhet të synojnë që maksimalisht të gjith qytetarëve të ju krijohet mundësia të kenë një punë. Ne jemi që si objektiv ekonomik e social i shtetit shqiptar të jetë punësimi i të gjith qytetarëve të aftë për punë. Papunësia nënkupton jo vetëm mungesë të të ardhurave, por edhe izolim shoqërorë dhe humbje të perspektivës për të ardhmen. Politika më e mirë e punësimit është përdorimi I plitikave të investimit për krijimin e vendeve të përhershme të punës, rezultati konkret në punë duhet të jet treguas për vlersimet për përfitimiet e pagave dhe të ardhurave të tjera prej saj. Ne inkurajojmë politikë pagash që ndryshojnë nga rajoni në rajon, çdo person që punon në organizatat shtetrore apo shoqëritë private nga paga duhet të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të garantuar një jetesë me dinjitet, ne nuk jemi për teorinë e minimumit jetik, ne jemi për të ardhura për jetesë dinjitoze, objektivi ynë është që minimumi i pagës të caktohet duke konsideruar jetësën dinjitoze. Jemi për mbrojtjen e të drejtave të punnonjësve me ligjë, përkrahim sindikatat dhe organizatat në mbrojtje të punëtorëve dhe të drejtave të tyre.

Sistemi i sigurimeve shoqërore: Ne jemi në mbështetje të skemave që të gjith punonjësit e përhershëm të kontribuojnë në skemën e sigurimit të detyrueshëm. Ne jemi kundër sistemve të barazimit të përfitimeve nga skememat e detyrueshme, përfitimet të jenë në raport me kontributet individuale të sejcilit. Skemat e detyrueshme duhet të sigurojnë të ardhura të arsyeshme, skema e solidaritetit midis gjeneratave duhet të vazhdojë ne jemi në favor të rujtjes me kujdes të saj. Skemat e sigurimit suplementar: Ne jemi për të ju dhënë përfitime suplementare personave dhe familjeve të tyre, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre për të mirën e shoqërisë. Jemi në favor të nxitjes të skemave të sigurimit vullnetar por gjithmonë kjo e shoqëruar me masa shtetrore të cilat garantojnë qytetraët në masën 100% të përfitimit të parashikuar prej këtyre skemave. Ne jemi në favor të rishikimeve në vazhdimësi të legjilacionit të sigurimeve shoqërore, me qëllim që në çdo kohe të garantohet mirqenje për pensionistët dhe mirfunksionim I skemës së solidaritetit dhe skemave të tjera shtesë.

KUJDESI SHËNDETSOR

Shëndeti është dhuratë e çmuar, çdo njeri duhet të ketë të drejtën e mbrojtjes dhe ose të rigjenerimit të shëndetit, pamvarësisht nga statusi I tij financiar apo ligjor. Nevoja për rregullat shtetrore duhet të kufizohet vetëm në vendosjen e sistemit të rregullave logjore nëprmjet të cilave përkujdesi për të sëmurët, në parim, do të ndërmerret mbi baza private. Një zgjedhje e lirë e doktorit dhe pamvarësia e doktorëve qëndron në esencë të sistemit të lirë shëndetsor. Politikat shëndetsore duhet të synojnë në parandalimin e sëmundejeve. Me një politikë të ofrimit të informacionit dhe të reformimit të sistemit të sigurimeve shoqërore neë I inkurajojmë qytetraët për një jetë të shëndetshme.

DEMOKRACIA DHE SHTETI LIGJOR
Demokristianët janë për Republikë parlamentare. PDK e konsideron kushtetutën si kuadrin më të përshtatshëm në themel të zhvillimit demokratiktë Shqipërisë, në garantimin e lirive dhe shumpartitizmin.
Për PDK Kuvendi i Shqipërisë është institucioni më i lartë i demokratcisë dhe votës së lirë, institucion i cili bën ligje dhe ushtron funksione kontrolluase mbi organet e zgjedhura apo të miratuara prej tij.
Qeveria: PDK është për një qeveri të qëndrueshme e cila garanton ndërmarrjen e reformave të nevojsh

About Author

PDK

Connect with Me:

Leave a Reply