Familja dhe Shoqëria

Familja është forma më e qëndrueshme e bashkëjetesës në shoqëri.Famijet i ofrojnë individëve një mjedis sigurie dhe përkujdesje në të cilën mund edhe të zhvillojnë ndjenjën e solidaritetit midis gjeneratave. Familjet i ofrojnë individëve mundësitë e zhvillimit të tipareve dhe aftësive të tilla që formojnë bazat e përgjegjësisë për komunitetin në përgjithësi, dashurinë dhe besimin, tolerancën dhe respekti për të tjerët, vetsakrificën dhe përgjegjësinë. Për ne demokristianët familja është themeli i shoqërisë. Për këtë arsye ne jemi në favor të mbështetjes fiananciare për familjen ekujlibri i familjes është elemet i domosdoshëm për arritjen e solidaritetit në shoqëri.

Mbështëtja e martësës dhe familjes: Martesa ofron një mënyrë për bashkëjetesën midis një burri dhe një gruaje. Famija krijon ambjentin për prindërit që bashkarisht të marrin përgjegjësitë për rritjen e fëmijëve të tyre. Martesa dhe familja kërkojnë nga ne të gjith mbështetjen e veçantë, pasi në kushtet e një shoqërie të hapur lidhjet në martesë janë të ekspozuara ndaj një rrisku në rritje. Ne mendojmë  dhe besojmë se martesa si një formë e gjatë dhe e institucionale bashkëjetese duhet të mbrohet me kushtetutë. Mund të ketë edhe mardhënje të tjera bashkëjetese por asnjëherë të së njëjtit status legal me martesën.

Prindërit dhe fëmijët: çdo fëmijë ka nevojë për përkujdesje dhe vëmendje të veçantë, dashuri, autoritet dhe rolin e modelit që prindërit transmetojnë tek fëmija. Mbi bazën e të cilave fëmija formon dhe zhvillon indentitetin e vet të veçantë. Prindërit kanë të drejtën t`i sjellin fëmijët në jetë dhe të marrin të gjitha përgjegjësitë për mirërritjen dhe miredukimin e tyre. Familjët që nuk janë në gjendje të krijojnë kushte normale mirërritjeje për fëmijët e tyre, janë të obliguar të njoftojnë autoritetet dhe këto të fundit detyrohen të krijojnë kushtet e duhura për ta. E drejta e lidhjeve me prindërit natyral, fëmijëve nuk duhet të  ju humbasë për asnjë rast.

Ndihma sociale për familjet: Ne jemi të vendosur të përmirësojmë dhe të ristrukturojmë në vazhdimësi skemat e mbështetjes financiare për familjet. Sistemi i taksave do të orjentohet për të vendosur raporte të drejta midis familjeve me shumë fëmijë dhe atyre me pak ose aspak fëmijë.Kush ka fëmijë, në mënyrë të vazhdueshme do të paguajë më pak taksa.

Mbrojtjen me ligjë të së drejtës për kopështe dhe çerdhe fëmijësh: Krijimi i ambjenteve për rritjen e përbashkët të fëmijëve i mëson ata të përfitojnë që në vogëli nga bashkëjetesa. Ne gjithashtu do të japim mbrojtje të veçantë ndaj nismave private në drejtim të krijimit të këtyre ambjenteve.Ka nevojë për më tepër ambjente për mirrritjen e fëmijëve, ne do t`i zhvillojmë më tej idetë tonë në këtë drejtim.

Ne jemi për mbrojtjen e fëmijëve të palindur akoma (jemi kundër abordit): Gratë shtatzëna, që për arsye të ndryshme  vihen në pozita të vështira, të cilat rrezikojnë jetën e fëmijës, duhet të mbështëten në të gjitha drejtimet si: në drejtimin financiare, mbështetje sociale nga familja, prej të afërmve dhe punëdhënësve. Me qëllim mbrojtjen e jetëve njerzore, sistemi ligjor duhet të jetë i përshtatshëm në atë nënyrë e cila garanton një dallim të qartë midis asaj që është e drejtë dhe e gabuar.

Mbrojtja e nënave dhe fëmijëve: Një nga detyrimet më të rëndësishme të shoqërisë duhet të jetë forcimi i mundësisë së familjeve shqiptare për mirërritjen e fëmijëve. Prindërit, të afërmit, fqinjët, mësuesit, policia dhe sistemi ligjor luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim. Ne synojmë ngritjen e një rrjeti asistence që do të këshillojë prindërit, fëmijët dhe të rinjtë.Cdo llojë dhune në familje do të jetë shum e dënueshme nga ana e shoqërisë.

Mbajtja e familjes dhe jeta profesionale:  Ne mendojmë që shteti duhet të krijojë kushte të përshtatshme që burri dhe gruaja të mbajnë familjen por njëkohësisht të zhvillojnë edhe një jetë profesionale të pacënueshme. Gratë kanë të njëjtat të drejta si dhe burrat të kenë një ekujlibër midis jetës profesionale dhe detyrimeve për mbajtjen e familjes. Prindërit që sjellin në jetë më shume fëmijë për mendimin tonë meritojnë përkujdesje shoqërore më të madhe se të tjerët.

Punë e paguar për përkujdesje: PDK është në favor të rritjes së nivelit të pagesave për mungesat në punë për arsye të përkujdesjes për fëmijët dhe prindërit. Krijimi i vendeve të punës me kohë të kufizuar dhe me orë pune më fleksible do të jetë një objektiv i punës tonë.

Integrimi dhe jo izolimi i personave me aftësi të kufizuar: Personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre, si pjesë e shoqërisë tonë, kërkojnë respektin dhe mbështetjen tonë. Integrimi, dhe jo izolimi, është më i saktë dhe më njerzorë. Mbështeja jonë për integrimin do të përfshijë të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe familjeve që mbajnë njërëz me aftësi të kufizuara. Njërëzia e shoqërisë vlerësohet për nga shkalla e përkujdesjes për njerëzit në nevojë.

Të drejatat e barabarta në shoqëri bazohen në partneritetin

Për PDK, të drejta të barabarta nënkupton që çdo njeri ka të drejtën e vet të zhvillojë personalitetin si qenje njerzore unike. Synimi i politikave tona është krijimi i kushteve për të drejta të barabarta midis burrave dhe grave. Ne jemi të vendosur të eleminojmë pabarazitë e cdo lloji që ekzistojnë në familje, në punë, në politikë dhe në të gjitha fushat e tjera të jetës shoqërore. Ne dëshirojmë që burrat dhe gratë të zhvillojnë liritë dhe të drejtat e tyre si dhe përgjegjësitë  në përputhje me aftësitë, dëshirat dhe prirjet e tyre. Parneriteti nënkupton që burrat dhe gratë bashkërisht njohin vlerat e mbrendshme të sejcilit, përgjegjësinë për njëri tjetrin mbi baza barazie, marrëveshje për detyrat e sejcilit në familje dhe jashtë saj.

Ne jemi në favor të asaj që shteti të krijojë kushte për realizimin praktik të të drejtave të barabarta siç edhe sanksionohet në kushtetutë. Përveç asaj që deri më tani është arritur në këtë drejtim, është e nevojshme për mundësi të barabarta dhe aksesi në jetën profesionale, njohja reale e vlerave të punës që kryhet në familje dhe një pajtueshmëri më e madhe midis familjes dhe jetës profesionale.

Gratë në politikë

Kemi nevojë që gratë të marin më shumë pjesë në jetën politike dhe organizimet e tjera shoqërore, në këtë formë ato do të sjedhin përvojën e tyre të veçantë. Për demokristianët, partneriteti në politikë nënkupton që gratë dhe burrat sejcili prej tyre vlerëson atë çfar sjell në kuptim të njohurive, përvojës dhe gjykimit dhe vlerësohet reciprokisht në procesin e vendimarrjeve politike.

 

Objektivat e politikës sonë në drejtim të barazisë

Ne mbojmë:

Njohjen e punës në familje dhe lidhja e saj me sistemin e sigurisë shoqërore

Mundësi të barabarta, vlerësim të barabartë dhe eleminimi i diskriminimit në punë

Një përputhshmëri më të madhe midis jetës familjare dhe profesionale

Rritjen e përfshirjes së gruas në pozita drejtuese, zgjedhjen në pozicione politike dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Politika jonë në drejtim të barazisë dhe të drejtave të barabarta do të orjentohet në drejtim të burrave dhe grave. Burrave duhet t`u lihet më shumë hapësira nga jeta tyre profesionale me qëllim që edhe ata të kenë mundësi të lozin rolin e tyre për mbajtjen e shtëpisë, kujdesin për fëmijët me qëllim që të përcjellin modelin e partneritetit tek fëmijët e tyre.

Rinia

Politikat për rininë janë politikat për të ardhmen, mbështetja e klubeve dhe organizatave rinore, kanë një rëndësi të veçantë për partinë tonë. Nëpërmjet këtyre organizatave rinia mëson të marrë përgjegjësi ndaj komunitetit si dhe të japë përvojën e vet në komunitet. Ne jemi në favor të nxitjes së veprimtarive vullnetare të të rinjëve, veprimtari që organizohen nga ogrganizatat fetare, shoqatat, partitë politike, klubet dhe organizatat e tjera demokratike.

Ndihma për të rinjtë: ne jemi të ndërgjegjshëm se në shoqëri, ka grupe të rinjësh, të cilët hasin vështirësi në përshtatjen me nivelin që ka arritur shkenca dhe teknologjia, apo me kërkesat që kërkohen për punë të veçanta. Synimi i PDK është që të mbështesim këtë kategori të rinjësh duke ju ofruar atyre kurse kulifikimi falas me qëllim që të përshtaten për punë.

Shërbimi ushtarak i të rinjëve: Ne të gjith jemi të ndërgjegjshëm për rolin dhe ndihmesën që të rinjtë i japin ushtrisë shqiptare në rast paqeje. Megjithatë ne mbështesim edhe variantin e ofrimit të një mundësie tjetër në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, atë të ushtrimit të një veprimtarie në shërbimin për qytetarët si ato shqërore ose ambjentaliste.

Partneriteti në mes të gjeneratave: ne jemi për një politikë të partneritetit jo vetëm brenda një gjenerate por edhe në mes të gjeneratave. Të rinjtë dhe më të moshuarit mund të këmbejnë përvojë dhe të mësojnë nga njëri tjetri si rreth tolerancës, dëshirës së mirë për kompromise, përgjegjësinë dhe solidaritetin në marrëdheniet me njëri tjetrin. Diskriminimet për arsye të moshës nuk duhet të ekzistojnë në asnjë vend, atje ku egzistojnë duhet të hiqen.

Kujdesi për të moshuarit

Të moshuarit lozin një rol të rëndësishëm në familjet shqiptare, familjet shqiptare kanë një traditë të lavdërueshme në këtë drejtim, traditë të cilën ne demokristianët e përkrahim dhe përpiqemi të punojmë për ta ruajtur atë. Një pjesë e të moshuarëve janë të varur ekonomikisht nga familja e tyre. Shumë të moshuar gjithshtu parapëlqejnë të jetojnë të pamvarur por gjithashtu të ruajnë lidhje të ngushta me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Politikat tona kanë si objektiv të krijojnë për të moshuarit  kushte të tilla që të mundësojnë një jetesë të lumtur dhe në mënyrën që ata dëshirojnë.

Garantimi i drejtwsisw shoqwrore

1.Ne demokristianët synojmë të marrim një rol të rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e drejtësisë shoqërore në vend, ne jemi të bindur në dhënien e kontributit tonë për t`i dhënë zgjidhje problemeve shoqërore me të cilat përballetvendi ynë. Pronarët dhe të punësuarit kanë organizatat e tyre përkatësisht sindikatat dhe dhomat e tregtisë dhe industrisë, të cilat veç e veç dhe së bashku do të luajnë një rol të rëndësishëm për krijimin e një drejtësie ekonomike e sociale efektive. Krahas asaj ç’ka u theksua sa më sipër, shteti me qëllim të vendosjes së drejtësisë shoqërore duhet të marrë në mbrojtje edhe të ashtuquajturit të paorganizuar dhe margjinalizuar si: të moshuarit, fëmijët, prindërit e vetëm, handikapët, ata që kanë nevojë për përkujdesje, të papunët  e shumë të tjerë që i përkasin kësaj kategorie.

2.Synimet e politikave sociale, për ne demokristianët janë:

  • Mbrojtja e individëve nga varfëria, ku ne duhet të sigurohemi se të gjithë qytetarët tanë jetojnë në kushte të tilla që nuk ju cënohet dinjiteti njerëzor.
  • Krijimi i kushteve ligjore me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga risqet nga të cilat ai nuk është në gjendje të vetëmbrohet.
  • Forcimi i ndjenjës së përgjegjësisë individuale dhe i vullnetit për të ndihmuar të tjerët.
  • Promovimi i drejtësisë dhe barazisë shoqërore.