Ekonomi dhe Financë

Politikat financiare dhe taksat

1.Privatizimet dhe zvogëlimi i burokracisë: nëpërmjet privatizimit dhe zvogëlimit të burokracisë, ne synojmë që mjetet publike do të përdoren në mënyrë më efikase dhe do të përftohen rezultate me të larta në të mirë të publikut. Ne synojmë rritjen e transparencës për shpenzimet publike si dhe nxisim konkurencën duke përfituar rezultate më të mira lidhur me shërbimet publike.

2.Ristrukturimi i sistemit të taksave në funksion të:

  • Niveli i taksave duhet të bazohet në nivelin e prodhimit, punën dhe kapitalin.
  • Jemi për uljen e nivelit të taksave direkte.
  • Ne jemi për rritjen e bazës së taksimit.
  • Në jemi për rritjen e taksave të konsumit për produktet me ndikim në ambient.
  • Ne jemi kundër pabarazive në taksa që ekzistojnë lidhur me kapitalin financiar monetar dhe jomonetar.
  • Ne jemi për zvogëlimin e taksave që nuk lidhen me nivelin e të ardhurave.

3.Stabiliteti monetar: stabiliteti monetar mbron konsumatorët dhe prodhuesit në të njëjtën kohe. Ne jemi në mbrojtje të një politike monetare që eshtë në të mirë të të gjithëve. Institucionet qëndrore e lokale, veprimtaritë ekonomike së bashku edhe me dhomat e ekonomisë e industrisë duhet të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit monetar.

4.Privatizimi i sektorëve strategjik.Ne jemi në favor të përshpejtimit të privatizimit të këtyre sektorëve, dhe mendojmë se kjo do të rrisë efektivitetin e tyre dhe përmirësojë cilësinë e shërbimeve që ata ofrojnë.

5.Sipërmarrjet e vogla e të mesme: Ne kemi nevojë për një fuqizim ekonomik dhe zgjerim të SME-ve. SME-të luajnë një rol të rëndësishëm për krijimin e vendeve të punës dhe shërbejnë si vend për trajnime për ekspertë të fushave të ndryshme.

6.Ne nxisim vetëpunësimin: Ne kemi nevojë të nxisim nismat sipërmarrëse të qytetarëve dhe të lehtësojmë kalimin e qytetarëve nga të punësuar në të vetëpunësuar. Nismat tona legjislative do të  mundësojnë mbrojtjen e nismave private dhe të vetëpunësimit. Për të vetëpunësuarit ne do të kërkojmë lehtësime fiskale.

7.Reformat ekonomike dhe mirëkuptimi me donatorët: PDK është në parim kundër favorizimeve apo denigrimeve të shqiptarëve në raport me të huajt apo anasjelltas. Proçesi i privatizimit strategjik duhet të përdoret në përputhje me interesat strategjike te vendit, po ashtu duke konsideruar ndikimin e globalizimit dhe konkurencën. Jemi për mirëkuptim reciprok me donatorët.

8.Politika ekonomike sektoriale: PDK mbështet zhvillimin me përparësi të industrisë së lehtë e ushqimore, shërbimeve dhe bujqësisë e turizmit. Ne synojmë që këta sektorë të bëhen konkurues me ekonominë rajonale, të ndihmojnë në përmirësimin e treguesve makroekonomik dhe në veçanti bilancin tregtar. Ne jemi për mbështetje të këtyre sektorëve me qëllim përmbushjen e parametrave të anëtarësimit në BE.

Ekonomia social-ekologjike e tregut

1.Ekonomia social ekologjike e tregut nënkupton program politik dhe ekonomik për të gjithë. Ky koncept bazohet, në botëkuptimin demokristian për raportet midis lirive dhe përgjegjësive, për individin dhe dinjitetin njerzor. Ky koncept demokristian është në kundërshtim me idenë socialiste të ekonomisë së programuar, po ashtu edhe me konceptin liberal të ekonomisë pa shtrëngesa(kufizime). Ne e mbështesim ekonominë social ekologjike të tregut pasi e shohim atë si modelin që ofron mundësitë më të mira se çdo sistem tjetër për shndërrimin në realitet të vlerave të lirisë, solidaritetit dhe drejtësisë që mbrohen prej PDK-së. Ky sistem është një kombinim i drejtë midis shpërblimit për arritjet individuale, përgjegjësisë shoqërore, konkurencës dhe bashkëpërgjegjësisë dhe sigurisë shoqërore. Ky model kombinon ambicien personale për sukses dhe bashkërendimin në shoqëri, kurse parimi ekologjik përmban veprimin në përputhje me synimin për të ruajtur të mirat e natyrës të dhëna nga zoti.

2.Konkurenca dhe tregu:  Ne mendojmë se konkurenca i nxit individët për përmirësime të mëtejshme të prodhimeve dhe shërbimeve që ju ofrohen qytetarëve. Konkurenca dhe tregu ndihmon që ti shërbehet qytetarëve me cilësi më të mirë dhe kosto sa më të ulët të jetë e mundshme. Ne mendojmë se nëse shteti luan rol më dominues në veprimatrinë e tregut, kjo do të çonte në zvogëlimin e interesit dhe aftësisë së njerëzve për të arrirtur rezultate më të mira, do të mundësonte më pak liri për sipërmarrësit. Gjithashtu nga ana tjetër, tregu vëtë nuk krijon drejtësi shoqërore. Kështu që në ekonominë social ekologjike të tregut, sistemi i tregjeve dhe rregullave shtetërore duhet të kombinohen në mënyrën sa më tregtare të jetë e mundur me qëllim arritjen e rezultateve tegtare, po ashtu dhe një kontroll shtetëror në një masë të tillë që të garantojë konkurencën dhe elementët social e ekologjik të ekonomisë së tregut.

3.Pronë private me përgjegjësi shoqërore: sistemi i ekonomisë sociale të tregut, i pjesshëm apo i plotë mbart në vete edhe konceptin e përgjegjësisë shoqërore të pronës private. Mbrojtja e konsumatorëve nga përdorimi i produkteve të skaduara apo shërbimeve të pasigurta është detyrë e shtetit.

4.Drejtësia shoqërore: sistemi ekonomik dhe drejtësia shoqërore janë të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra-tjetrën. Ne mendojmë se një politikë ekonomike me mangësi në drejtësinë shoqërore cënon paqen dhe stabilitetin si dhe çon në humbje ekonomike dhe destabilitet shoqëror.

5.Rregullat ekologjike: ekonomisë sociale të tregut, ne demokristianët i kemi dhënë edhe një dimension ekologjik. Ne dëshirojmë që forcat e tregut t`i përdorim në një mënyrë të tillë që të garantohemi se natyra dhe ambienti trajtohen me respektin që meritojnë. Objektivi i ekonomisë sociale të tregut është të arrihen raporte të drejta mdis ekonomisë, drejtësisë shoqërore dhe ambientit. Legjislacioni për mbrojtjen e ambientit që do të mbrohet nga demokristianët do të jetë i tillëqë të garantojë këto raporte. Zhvillimi për ne demokristianët nuk është thjesht rritja e prodhimit dhe shërbimeve. Koncepti ynë i ri për rritjen dhe zhvilimin është përdorimi me kujdes i burimeve natyrore dhe futja e teknologjive të prodhimit që bëjnë të mundur mbrojtjen e ambjentit.

6.Ne demokristianët mbështesim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe në funksion të saj mbrojmë:

  • Zvogëlimin e rolit të sektorit publik në ekonomi si dhe uljen e taksave.
  • Përmirësimi i trajnimeve, kërkimeve shkencore dhe përshtatjen me ekonomitë e vendeve moderne.
  • Nxitja e teknologjive moderne që garantojnë mbrotjen e ambientit.
  • Privatizimi i ekonomisë shoqërore.
  • Zvogëlimi i proçedurave burokratike.
  • Përmirësimi i infrastrukturës rrugore.
  • Përmirësimin e infrastrukturës së informacionit IT.
  • arantimi i paqes sociale dhe i partneritetit.

Politikat e punwsimit dhe sigurimeve shoqwrore

1.Punwsimi

Politikat e punësimit duhet të synojnë që maksimalisht të gjithë qytetarëve të ju krijohet mundësia të kenë një punë. Ne jemi që si objektiv ekonomik e social i shtetit shqiptar të jetë punësimi i të gjithë qytetarëve të aftë për punë. Papunësia nënkupton jo vetëm mungesë të të ardhurave, por edhe izolim shoqëror dhe humbje të perspektivës për të ardhmen. Politika më e mirë e punësimit është përdorimi i politikave të investimit për krijimin e vendeve të përhershme të punës. Rezultati konkret në punë duhet të jetë treguesi për vlerësimet për përfitimiet e pagave dhe të ardhurave të tjera prej saj. Ne inkurajojmë politikë pagash që ndryshojnë nga rajoni në rajon, çdo person që punon në organizatat shtetërore apo shoqëritë private, nga paga duhet të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për të garantuar një jetesë me dinjitet. Ne nuk jemi për teorinë e minimumit jetik, ne jemi për të ardhura për jetesë dinjitoze dhe objektivi ynë është që minimumi i pagës të caktohet duke konsideruar jetësën dinjitoze. Jemi për mbrojtjen me ligj tëdrejtave të punëtorëve, përkrahim sindikatat dhe organizatat në mbrojtje të punëtorëve dhe të drejtave të tyre.

2.Sistemi i sigurimeve shoqërore

Ne jemi në mbështetje të skemave që të gjithë punonjësit e përhershëm të kontribuojnë në skemën e sigurimit të detyrueshëm. Ne jemi kundër sistemeve të barazimit të përfitimeve nga skemat e detyrueshme në mënyrë që përfitimet të jenë në raport me kontributet individuale të secilit. Skemat e detyrueshme duhet të sigurojnë të ardhura të arsyeshme, skema e solidaritetit midis gjeneratave duhet të vazhdojë dhe ne jemi në favor të ruajtjes me kujdes të saj. Skemat e sigurimit suplementar:  Ne jemi për t’iu dhënë përfitime suplementare personave dhe familjeve të tyre, të cilët kanë rrezikuar jetën e tyre për të mirën e shoqërisë. Jemi në favor të nxitjes të skemave të sigurimit vullnetar, por gjithmonë kjo e shoqëruar me masa shtetërore të cilat garantojnë qytetarët në masën 100% të përfitimit të parashikuar prej këtyre skemave. Ne jemi në favor të rishikimeve në vazhdimësi të legjilacionit të sigurimeve shoqërore, me qëllim që në çdo kohe të garantohet mirëqenie për pensionistët dhe jemi për mirëfunksionimin e skemës së solidaritetit dhe skemave të tjera shtesë.

Shkenca dhe teknologjia

Shkenca, kërkimet dhe teknologjia konsiderohen me një rëndësi jetësore për t`i paraprirë zhvillimit të vendit me qëllim që edhe Shqipëria të arrijë standartet e vendeve të tjera të BE, në të gjitha fushat e jetës.

Energjitika dhe lwndwt e para

Shfrytëzimi me efektivitet i burimeve natyrore dhe energjitike pa cënuar ambientin është një tjetër objektiv i PDK-së. Ne jemi në favor të politikave të optimalizimit të përdorimit të lëndëve të para  dhe energjisë dhe nxitjen e zhvillimit të industrisë energjitike bazuar në teknologjinë më moderne. Ne kemi nevojë për më shumë energji, por me një pakësim të përdorimit të fosileve si burim kryesor.

Politikat e transportit

Politikat e transportit nga ne konsiderohen si të një rëndësie të madhe për përmirësimin e cilësisë së jetesës, ndikojnë në ambientin,në konkurencën dhe efikasitetin e kësaj industrie. Një ndërlidhje efikase midis hekurudhave, rrugëve automobilitike detare e ajrore konsiderohen si jetësore për zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë dhe turizmit në vendin tonë. Me qëllim zhvillimin e transporteve, ne do të synojmë nxitjen e përdorimit të burimeve financiare private. Këto burime financimi mund të sigurohen në tregun e kapitaleve si dhe me anë të konçesioneve. Ne jemi për arritjen e parametrave europiane në fushën e transportit.