Arsimi dhe Kultura

Arsimi

Arsimi luan një rol të rëndësishëm në formimin e lirë të qytetarëve, në zhvillimin e individualiteteve të tyre dhe në rrritjen e rolit të tyre në jetën shoqërore.

Mundësi të barabarta për arsim: sistemi ynë arsimor duhet të karakterizohet nga shumllojshmëria, efikasiteti dhe konkurenca. Sistemi arsimor duhet të ofrojë mundësi të barabarta për të gjith qytetarët që të zhvillojnë aftësitë e tyre përputhshëm me prirjet dhe dëshirat individuale.

Ne jemi në Favor të shkurtimit të kurrikulave , shkurtimit të afatit të trajnimeve dhe rritjes së shumllojshmërisë të asaj që ofrohet me anë të arsimit. Politikat e demokristianëve duhet të sigurojnë një lidhje të qëndrueshme në mes arsimit dhe mundësive të punësimit. Mbështetja e sistemit të arsimit privat do të jetë në vëmendjen tonë.

Ne jemi në favor të asaj, që individët me nivel të mirë përgatitjeje të mbështeten edhe nga shoqëria, pasi njohuritë e tyre ndër të tjera do të vihen edhe në shërbim të kësaj të fundit.

Ne jemi për system të diferencuar shkollash, shkolla të cilat marrin në konsideratë interesat dhe talented e veçanta të fëmijëve. Ne jemi për arsimin e mesëm të detyrueshëm, dhe do ti japim një mbështetje të madhe arsimit professional.

Ne jemi për një shkollë laike. Roli i shkollës është që t`i përgatisë fëmijët për jetën pas saj. Ne jemi që edukimi fetar I fëmijëve të bahet jshtë shkollave nga institucionet fetare sipas zgjedhjes individuale të fëmijëve apo familjeve të tyre.

Universiteti dhe shollat e larta: univesritetet duhet të garantojë një lidhje të qëndrueshme midis mësimit e kërkimit shkencor, gjithahtu duhet të sigurojnë një nivel të lartë të edukimit akademik e professional të studentëve.

Autonomia e universiteteve dhe shkollave të larta: ne jemi për garantimin e pamvarësisë së shkollave të larta dhe universiteteve.

Trajnimet pasuniversitare: Trajnimet e mëtejshme mund të arrijnë statusin e shkollimit pasunivesitar ( mastera), trajnime të përkohshme dhe trajnime akademike.

Kultura

Ne mbrojmë dhe besojmë në lirinë artistike. Ne synojmë që të gjith qytetarëve të jua bëjme të mundur përfshirjen në mënyrë aktive apo pasive në artin dhe në zhvillimin e jetës sonë kulturore. Mbështetja për talentet e ndyshme të artit për ne shkon përkrah me mbështetjen e artit në përgjithësi. Promocioni për artin e kulturën sipas nesh, është detyrë e autoriteteve lokale dhe qëndrore.  Kultura jonë përcakton edhe identitetin tonë kombëtar. Kultura është e trashëguar dhe shprehje e vazhdimësisë së popullit tonë në periudhën e tanishme. Kultura jonë është zhvilluar në forma të ndryshme dhe nga institucione të ndryshme dhe na ndihmon e përcakton mënyren tonë të jetesës. Kultura e popullit shqiptar është pjesë e kulturës europiane dhe kjo shprehet në gjuhën tonë, artin tonë, kostumet dhe traditat kombëtare, botëkuptimin tonë për ligjin dhe demokracinë, lirinë dhe të drejtat e individit.Ne jemi pjesë e kulturës europiane. Ne jemi për të mbrojtur dhe zhvilluar kulturën dhe traditat më të mira të kombit tonë dhe që na dallojnë prej kombeve të tjerë, gjithashtu ne shprehemi në mbrojtje të vlerave të kulturës së entiteteve të tjera që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sporti

Ne nuk jemi që aktivitetet sportive dhe çlodhëse të lihen vetëm ne dorë të industrisë së sportit. Ne demokristianët mbështesim fort veprimtaritë vullnetare në shoqata dhe klube, në vendbanime dhe vendet e punës. Sistemi arsimor duhet të përgadisë qytetarët me një kuptim të drejtë për kohën e lirë dhe mënyrën e përdorimit të saj.

Sporti për të gjithë: sporti luan një rol të rëndësishëm në formimin e karakterit dhe integrimin e individëve në komunitet. Promocionin për sportet e të gjitha niveleve, nga klubet e zakonshme deri tek ato të nivelit më të lartë, ne e konsiderojmë si detyrë të rëndësihsme të autoriteteve publike.